Mbrëmjen e kaluar, Ronela Hajati ka qenë e ftuara speciale e programit “Më lër të flas”, drejtuar nga Donald dhe Romeo Veshaj.
Këngëtarja e njohur ka folur për karrierën, përjetimet nga kritikat e marra për përfaqësimin në “Eurovision” si edhe planet për të ardhmen.
Por një prej pyetjeve nuk ka shpëtuar pa iu bërë Ronelës është pjesëmarrja në “Big Brither Vip”. Duke qenë se numërimi mbrapsht për fillimin e edicionit të tretë ka filluar, shumë emra janë përfolur në media por a do të jetë Ronela Hajti pjesë e tij?
Donald: Ronela, a do merrje pjesë ne Big Brother?
Ronela: Uhhh, jo, kam frikë. Nuk jam…
Donaldi: Nga e di ti pa e provuar që nuk je?
Ronela: Po se… Jo , jo nuk dua…
Romeo: Do e bëje si eksperiencë?
Ronela: Do e bëje ti?
Romeo: Nuk e di, edhe unë kam frikë.
Nisur nga kjo bisedë dhe nga reagimet e Ronelës, përdoruesit e rrjeteve sociale janë të bindur se këngëtarja do të jetë pjesë e këtij reality show.



