Monday, March 16, 2026
spot_img

Latest Posts

“Nuk kam pasur guximin që ta shikoj”/ Donaldi tregon reagimin e Borës për puthjen e famshme ne Big Brother

Moderatori i njohur Donald Veshaj së fundmi ka qenë i ftuar në “E diell”, në rubrikën “Galeri” ku ka folur për herë të parë për puthjen me partneren e tij Bora Zemani gjatë eksperiencë së tij në ‘Big Brother Vip 1’, puthje e cila s i shndërroi ata në një ndër çiftet më të dashura nga publiku shqiptar.  

Teksa në ekran u shfaq fotoja e puthjes, ai tregoi se kjo është hera e parë që e ka shikuar pasi nuk ka pasur guximin që të shikonte edhe një herë.

“Unë tani po e shikoj. Që kur kam dalë nga Big-u unë nuk e kam parë, nuk e kam patur atë guximin më saktë. Këtë video e ka publikuar Romeo. Ka qenë takimi im me Borën, shumë emocional, shumë drithërues. Të gjitha emocionet, kanë qenë emocione të forta”, tha ai.

Videoja e çiftit duke u puthur në “BBV” shumë shpejt u bë virale, duke u shndërruar në një ndër më të klikuarat, ndërsa për këtë Donaldi tha: “Unë nuk besoj shumë tek statistikat, se nuk rri t’i shoh dhe t’i kontrolloj por si emocione dhe moment ka qenë shumë i fortë dhe mendoj se është një nga ato emocione që nuk ka për t’u larguar ndonjëherë nga mendja dhe nuk kanë për t’u harruar kollaj. Ka qenë një emocion i vërtetë, një emocion i sinqertë, një situatë e komplikuar dhe një ndjenjë shumë shumë e fortë”.

I pyetur nga moderatori nëse e ka diskutuar me Borën këtë moment, ai është përgjigjur:“Ka patur diskutime, debate, sherre, luftë, bomba, mina dhe të gjitha. Kanë kaluar por unë personalisht që të futem dhe ta shikoj, nuk kam patur guximin ta bëj sepse nuk kam dashur t’i kthehem edhe njëherë emocioneve, e kam patur me frikë“.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X