Kiara Tito dhe Luiz Ejlli që me pjesëmarrjen në “Big Brother Vip”, ku u dashuruan dhe kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre, janë një ndër çiftet më të komentuara të medias rozë.
Së fundmi dyshja kanë konfirmuar zërat se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.
Luizi dhe Kiara janë shumë aktivë në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndajnë me fansat foto nga përditshmëria e tyre.
Dashuria e tyre kanë bërë për vete një publik të gjerë, megjithëse nuk mungojnë as personat që nuk nuk besojnë në dashurinë e Kiarës për ish-banorin.
Së fundmi moderatorja ka publikuar në InstaStory një mesazh të një ndjekëse e cila përveç se ka treguar se nuk beson në dashurinë që Kiara ka për Luizin, e ka ofenduar keq moderatoren.
“Për këtë arsye gjithmonë do të kesh një pjesë të puzzles mangu të Luizit se me mijëra herë e ke hedhur shumë poshtë brenda shtëpisë. Te publiku po se po sepse ne e kemi parë, çdo gjë kemi parë, kemi parë edhe dashurinë kur hyre për herë të dytë në ‘Big Brother’”- ka shkruar ndjekësja.
“Nuk të shkon asgjë, po fytyrën dhe gojën pse e përdredh, e deformon duke folur apo je në siklet gjithmonë kur je përballë telefonit dhe kamerë. E ke problem ti s’bëhesh se s’bëhesh.”- vazhdoi komentuesja.
“Sikur inati i këtyre të kthehej në punë dhe ambicie për vetveten, bota do të ishte shumë më e mirë. Por ndërkohë harxhojnë kohë duke ofenduar vajza të tjera në rrjetet sociale, sa gjyha.”- ka shkruar Kiara teksa bëri publike profilin e femrës që e ka komentuar, duke treguar se komentuesja është thjeshtë një person negativ që merret me punët e të tjerëve dhe nuk shikon jetën e saj.




