Monday, March 16, 2026
spot_img

Latest Posts

Ina Kollçaku shpërthen keq ndaj Valbona Selimllarit: Nuk i duroj dot…

Ish-konkurentja e “Dancing with the Stars”, Ina Kollçaku së fundmi ka reaguar rreth deklaratës së Valbona Selimllari se ajo është e “papjekur”.

“Gjëja më absurede që më thotë dikush, unë nuk shoh ashtu as ata që kam inat, është kompleks i tyre, ajo ka bërë debat me veten e saj, unë nuk kam problem, s’më ka mbetur ta tregoj në debat me Inën. S’kam pasur asnjë…biles atë ditë që më ndërpreu fjalën e pashë si një fuqi të një vajze që është e parritur. Nuk ka shans që unë të kem inat ndonjërin prej tyre, mund të bësh debate kur të duash, por e lëmë aty”, tha Valbona në “Fun Club”.

Për të mos mjaftuar kjo anëtarja e jurisë së konkursit të kërcimit u shpreh se nga njëra anë, Ina thotë që është në mbrotje të grave dhe gjëja e parë që bën, fyen një grua.

E acaruar nga ky koment, Kollçaku përmes disa postimeve në InstaStory ka shpërthyer keq ndaj Valbonës duke thënë se asaj imungon koncepti i feminizmit.

“Unë jam në mbrojte të grave” do e thoshte një njeri neurotike! Neuroza e këtij Kompleksi nuk egziston te unë! Për shume vite me rradhë mundohem të qartësoj ata/ato që përtojnë të lexojnë se përse u krijuan lëvizjet feministe dhe cili ishte qëllimi. Po e bëj prap.

  1. E drejta e votës
  2. E dreja për pozicione drejtuese
  3. Rrogë të njëjtë për të dyja gjinitë për të njëjtin pozicion
  4. E drejta e abortit”- ka shkruar ajo.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X