Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ishte ftuar nga Seth Meyers në edicionin e fundit të “Day Drinking” në emisionin “Late Night”. Gjatë emisionit, ylli i muzikës zbuloi edhe të sharën e saj të preferuar në gjuhën shqipe.
“Ta q**** nonën”, thotë Dua Lipa në shqip, ndërsa ia përkthen moderatorit “I’ll f*** your mom”. Mes të qeshurash, Seth përsërit disa herë shprehjen, duke u drejtuar nga kamera.



