Monday, December 23, 2024
spot_img

5 sekretet e çmuara të çifteve të lumtur

- Advertisement -..

Për vite me radhë psikologët janë përpjekur të kuptojnë se cilat janë dinamikat e çiftit dhe faktorët që përcaktojnë suksesin ose dështimin. Por studimet shkencore janë shpesh të përqendruara në identifikimin e faktorëve të rrezikut, si pritshmëritë e rreme që i veshim partnerit, rolin që luajnë ndjenjat negative, komunikimi jo i mirë dhe konfliktet. Pa dyshim çiftet që eksperimentojnë shumë ndërveprime negative kanë mundësi më të mëdha për t’u ndarë që në vitet e para të marrëdhënies. Megjithatë, përtej faktorëve që i çojnë dy partnerë në ndarje, shumë studime janë orientuar mbi identifikimin e elementëve funksionalë…

  1. Zhvillimi i një vizioni realist për marrëdhënien

Është e rëndësishme të dini të dalloni fazën e të dashuruarit nga dashuria. Fazat e para të krijimit të një çifti janë të karakterizuara nga dashuria “e çmendur”. Por ky pasion nuk është e thënë që të zgjasë në kohë. Më pas, kjo fazë e parë i lë vendin një forme marrëdhënieje më të thellë dhe më të pasur, e cila karakterizohet nga romanca, kujdesi dhe mbështetja e ndërsjelltë. Një marrëdhënie afatgjatë duhet parë në terma realistë, pra: me ulje-ngritjet e veta dhe një formë lidhjeje më pak pasionante dhe përfshirëse.

  1. Shfrytëzoni në maksimum diferencat

Në fillim të lidhjes janë pikërisht dallimet e partnerit që e tërheqin një njeri kundrejt tjetrit. Fatkeqësisht, me kalimin e kohës, të njëjtat diferenca rrezikojnë të bëhen burim ndarjeje dhe konflikti. Që një lidhje të vazhdojë të funksionojë është e rëndësishme që secili nga partnerët të përqendrohet në aspektet pozitive të tjetrit dhe të vlerësojë pikërisht ato diferenca që i kanë lejuar ata të lidhen bashkë, pa i përdorur si akuzë dhe pa nxitur te partneri ndjenja faji.

  1. Mos kini pritshmërinë për të ndryshuar partnerin

Njëkohësisht, secili duhet të përqendrohet për të kënaqur nevojat e tjetrit. Për shembull: në vend që të ankoheni sesi partneri i bën punët në shtëpi, apo sesi i delegon ato, mund të pranoni mënyrën e tij ose mund t’i bëni vetë, por pa u ankuar. Partneri me shumë gjasa do ta vërë re sesa shumë mundoheni ju dhe do të përqendrohet më shumë për t’ju ndihmuar, duke bërë ato punë që mund t’i bëjë më mirë, pa u ndier i padobishëm kur juve nuk ju pëlqen mënyra sesi ai punon.

  1. Pranoni se disa probleme nuk mund të zgjidhen

Në jetën në çift mund të lindin probleme për të cilat partnerët nuk mund të gjejnë mirëkuptim. Në vend që të harxhoni energji për vite të tëra duke u përpjekur të bindni partnerin për pikëpamjen tuaj mbi situatën ose të mburreni sesi i keni zgjidhur problemet apo sesi i keni marrë vendimet, duhet thjesht të pranoni ekzistencën e këndvështrimit të partnerit dhe të gjeni një kompromis dhe të bashkëjetoni me njëri-tjetrin edhe në diversitete të tilla.

  1. Komunikoni

Komunikimi është baza e marrëdhënieve të kënaqshme, veçanërisht për menaxhimin e mirë të konflikteve. Është thelbësore të dëgjoni pa ndërprerë këndvështrimet e partnerit, nevojat dhe arsyetimin që përcaktojnë zgjedhjet dhe sjelljet e tij. Mjafton vetëm të dëgjoni! Kur të ketë mbaruar arsyetimin e tij, është e dobishme të përmblidhni atë që keni mësuar nga fjalët e tij, në mënyrë që të verifikoni kuptimin aktual të përmbatjes së tyre.

Përtej mosmarrëveshjeve, sfida është të jeni në gjendje të komunikoni me ndjeshmëri: do të thotë të vendosni veten në vendin e partnerit për të kuptuar sesi ai ndihet, por edhe për të kuptuar përjetimin tuaj personal (si ndihet ai dhe si ndiheni ju). Komunikimi me zemër bën të mundur që partneri të mos e vendosë veten në një pozicion mbrojtës dhe sulmues.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X