Monday, March 16, 2026
spot_img

Latest Posts

E trishtë! Sëmundja e rëndë i merr jetën aktorit të njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare aktori i njohur, Andre Braugher. Agjenti i tij ka bërë të ditur se i ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë.

Suksesi i tij më i madh konsiderohet të jetë roli si kapiteni Raymond Holt në serialin “Brooklyn Nine-Nine”, një rol për të cilin ai fitoi dy çmime “Critics Choise” për aktorin më të mirë dytësor dhe katër nominime për “Emmy”.

I lindur në Çikago në vitin 1962, Brower, i cili ishte më i vogli nga katër fëmijët, studioi teatër me një bursë në Stanford dhe mori klasa aktrimi në Shkollën Juilliard për dramë.

Roli i tij i parë në film ishte në filmin Glory të vitit 1989, në të cilin ai luajti një ushtar në regjimentet e para afrikano-amerikane të Luftës Civile Amerikane. Brower, i cili shpesh luante role ushtarake ose policore, u nominua 11 herë për një “Emmy” në karrierën e tij më shumë se 30-vjeçare.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X