Kiara Tito dhe Luiz Ejlli ishin ndër VIP-at që morën pjesë në premierën e filmit “5 Herë JO”, ku Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë personazhet kryesore.
Teksa po parakalonin në tapetin e kuq cifti u intervistuan, ndërsa një ndër pyetjet që iu drejtua ishte për emrin e të voglës së tyre e cila së shpejti do vijë në jetë.
“5 Herë Jo”– është emri që Luizi tha se do ti vendosin të vajzës së tyre, ndërsa më pas duke bërë shaka dhe me një buzëqeshje në fytyrë tha: “Top Channel”.
Këngëtari shkodran në një moment u ndërpre nga Kiara e cila tregoi së të voglës së tyre nuk do ta pagëzojnë me emrni Katalea që Luizi premtoi se do t’ia vendoste vajzës gjatë “Big Brother Vip”.
“Jo nuk e kemi gjetur. Katalea jo një herë, se na është bërë shumë herë kjo pyetje”– tha Kiara.
Vetëm disa javë më parë çifti zbuluan se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë përmes këngës më të re të Luizit, e cila titullohet “Frymë”.




