Mbrëmja e kaluar shënoi një një ndër eventet më të rëndësishmë në qytet pasi premiera Absolute e filmit “5 Herë Jo” në kinema Cineplexx, mblodhi artistë dhe figura të rëndësishme mediatike e jo vetëm.
Jonida Maliqi ishte një ndër personazhet e njohur që parakaloi në tapetin e kuq, e cila shkëlqeu me pamjen e saj.
I pyetur nga gazetari i “Shqipëria Live” në lidhje me çështjen e zemrës, Jonida ka preferuar të përgjigjet shkurt, duke thënë se ndihet shumë e lumtur.
Gazetari: Jonida, me çështjen e zemrës, si i kemi punët?
Jonida: Mirë, jam shumë mirë. E rëndësishme është të ndihesh mirë më veten se lumturia vjen nga vetja fillimisht pastaj nga të tjerët.



