Ish-konkurentja e “Dancing with the Stars”, Xhuliana Nura së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka shpërthyer keq ndaj jurisë dhe produksionit të konkursit të kërcimit, teksa ka bërë edhe disa deklarata të forta.
Modelja tha Fifi do të jetë fituesja e “DWTS”, për shkak të historisë jo të mirë me televizionin pas pjesëmarrjes në “BBV”.
“Unë kam dëshirë që dikush që kërcen dhe dikush që e meriton ta fitojë, por fatkeqësisht nuk mendoj se do ta marrë dikush që e meriton. Ma merr mendja se Fifi do e fitojë, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur me Fifin dhe ‘Top Channel-in’ dhe e kaluara e secilës palë”, u shpreh ish-konkurrentja.
Rreth deklaratës së Julianës, së fundmi ka reaguar vetë Fifi përmes disa postimeve në InstaStory.
E acaruar, këngëtarja i tregoi modeles se nuk e ka hequr ajo nga “DWTS” dhe as konkurentët e tjerë por sipas Fifit, Nura është skualifikuar nga gara pasi nuk është angazhuar shumë për të përmirtësuar performancën por thjeshtë ka folur.
Ndër të tjera Fifi u shpreh se Juliana po tregohet e padrejtë dhe po mundohet të njollosë të gjithë punën, përkushtimin dhe sakrificën që ajo po bën për të nxjerrë më të mirën e saj në kërcim.
“E dashur Xhuliana Nura nuk të hoqa unë nga DWTS, hoqe veten sepse nuk i dhe këmbëve po gojës. Po të lutem e dashur mos njollos punën time, sakrificën dhe përkushtimin ndaj këtij spektakli. Aty voton një juri profesioniste që ti e fyeve dhe një publik që unë e kam bërë për vete me vite të tëra në skenë me artin dhe punën time. Është një produksion që të ruajti shumë dhe nuk të nxori skenat e tua të cilat ti i di shumë mirë. Po harron që ke nënshkruar kontratë dhe po flet më shumë sesa duhet. Po nxjerr të pavërteta që nuk të takon t’i diskutosh”,– shkruan Fifi mes tjerash.





