Disa nga aktorët e serialeve e ruajnë miqësinë e tyre me vite.
Disa të tjerë mund të ndahen pa folur më por ka edhe nga ata të tjerë që dashurinë e tyre në serial e kthyen në realitet, por që lidhjet e tyre nuk zgjatën shumë.
Erkan Meriç dhe Hazal Subasi u dashuruan në serialin “Adini Sen Koy”, lidhja e tyre jashtë serialit zgjati dy vite por më pas ata njoftuan se janë ndarë.
𝖱𝖺𝖻𝗂𝖺 𝖲𝗈𝗒𝗍𝗎̈𝗋𝗄 dhe Mustafa Mert Koç nga seriali “Emri im është engjëll”, lidhjen e tyre jashtë serialit e vazhduan për disa muaj, por më pas ata zemrat i dhuruan te partnerët tjerë.
Hande Erçel dhe Kerem Bursin të cilët u dashuruan në serialin “Trokit në derën time”. Një histori e veçantë e përfundoi në janar të këtij viti.
Can Yaman dhe Demet Ozdemir u lidhën gjatë interpretimit të roleve të tyre në Erkenci Kus por lidhja e tyre nuk zgjati shumë.