Moderatori i njohur Romeo Veshaj mbrëmjen e djeshme ka kërcyer me Fifin në “Dancing with the Stars”, teksa rrëmbyen pikët maksimale nga juria.
Pas performancës në skenën e konkursit të kërcimit, ai ka zbuluar detaje të reja për Donaldin dhe Bora Zemanin të cilët u fejuan disa ditë më parë gjatë premierës së filmit të tyre “5 Herë JO”.
Romeo tregoi se e ka zgjedhur ai unazën që vëllai i tij i propozoi moderatores për martesë, pasi nëse Donaldi do të futej në argjendari do ta kuptonin.
“Unazën ja mora unë nuk e zgjodhi Donaldi. E kam provuar në gishtin tim, prandaj është e madhe. Donaldi tha nuk mund te futem në argjendari se do kuptohet. E i thash shkon vëllai, atje më thanë: bravo Donaldi sa ke ndryshuar, do martohesh. Pastaj më thanë më trego vajzën, ma përshkruaj. Dhe ju thash ajo ka sytë më të bukur në botë”, ja treguar Romeo duke qeshur.



