në e kam kupën tim, publikun”. Kështu u shpreh këngëtarja e njohur, Fifi, teksa ishte e ftuar në emisionin “Fan Club Dancing With The Stars”, Top Channel.
Kur moderatorja e njohur, Kiara Tito, e pyeti nëse do i vinte keq nëse nuk e merrte kupën, konkurrentja e spektaklit më të madh u shpreh:
“Kupën time e kam, publikun. Gjithë këto vite karrierë nuk i kam bërë veç për një suvenier. I kam bërë për të dhuruar show, art, energji të mirë, dashni. Mendoj se ja kam arritur me artin tim dhe gjënë që kam bërë”.
Duke i kujtuar një deklaratë që bëri gjatë një interviste në emisionin “Se Luan Topi” se ‘në Big Brother VIP 1 e ka dhënë veten shumëngjyrëshe dhe njerëzit e kanë parë bardh e zi”, artistja tha se në DWTS ‘kam dhënë Fifin shumëngjyrëshe’.
Ndërkohë sipas saj, nëse nuk do të ishte për votat e publikut, juria do e kishte eliminuar që javën e parë.



