Monday, March 16, 2026
spot_img

Latest Posts

“Je shumë i poshtër”- Ronaldo e pyeti për ndarjen nga Ledri, Sara Hoxha shpërthen keq ndaj moderatorit

Sara Hoxha ishte ndër pjesëmarrësit në premirën e filmit “5 Herë JO”, ku Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë protagonistët kryesorë.

Teksa po parakalonte në tapetin e kuq ajo nuk i shpëtoi as pytjeve pikante të moderatorit Ronaldo Veshaj, i cili e pyeti Sarën për marrëdhënien me ish-partnerin e saj, këngëtarin e njohur Ledri Vula.

“Kur do të dilni në një reagim ti dhe Ledri për situatën tuaj”– pyeti Ronaldo.

“Unë dhe Ledri do të bëjmë një reagim publik për situatën tonë kur të jemi gati. Do të themi çfarë të duam ne që ju të dini.”- u shpreh Sara, duke mos treguar më shumë detaje për ndarjen e tyre.

Pjesë nga Intervista

Ronaldo: Personazhi më i përfolur i momentit! Kur do e sqarosh këtë punë?

Sara: Çfarë pune? Që jam një aktore e shkëlqyer?

Ronaldo: Kur do dilni me një reagim publik ti dhe Ledri për situatën tuaj?

Sara: Kur te jemi gati

Ronaldo: Gati për çfarë?

Sara: Ndaj je eleminuar nga Big-u, duhet të ndalosh t’i japësh gojës kaq shumë! Je shumë i poshtër, para intervistës më the nuk do ma bëje këtë pyetje!

Ronaldo: Po të jeni gati për çfarë?

Sara: Gati për çfarë të duam ne që ju të dini

Ronaldo: Jeni bashkë apo jo?

Pas kësaj Sara ikën e acaruar nga intervista duke mos dhënë asnjë përgjigje më tepër.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X