Monday, March 16, 2026
spot_img

Latest Posts

Blero ka vetëm një emër: Ky banor do të eliminohet pas 10 ditësh nga ‘BBVK’

Pas më shumë se 50 ditësh qëndrimi në shtëpinë e famshme, Blero mori vendimin të lërë lojën për çmimin e madh duke thënë se prioritet ka shëndetin.

Edhe pse publiku e shihte si një nga pretendentët për të fituar, Blero ishte i prerë në vendimin e tij për t’u larguar nga shtëpia më e famshme. Një ditë më pas ai udhëtoi jashtë vendit për të takuar të dashurën e tij dhe së fundmi duket se ka takuar dhe ish-konkurrentët, Vesa Vllasaliun dhe Meti Alshiqin të cilët në një video live në Tik-Tok kanë komentuar banorët dhe lojën e tyre. Blero tha se Albën nuk e sheh në finale, ndërsa Ganiu do të eliminohet për 10 ditë.

Ai së fundmi ka hyrë live në TikTok së bashku me Meti Alshiqin dhe ish-banoren Vesa Vllasaliu. Ata biseduan për finale dhe se cilët konkurrentë do të shkojnë deri në fund.

“Me shku Alba në finale është sikur me thënë, Skëndërbeu ka përdorur llaptop”, u shpreh ai.

“Unë mendoj që në finale është Blerando, Edona. Të tjerët nuk i shoh asnjë.Ganiu do të dalë maksimum për dhjetë ditë. Finalja do të dominohet prej Blerandos. Potencialisht Blerando Edona, të tjerët i shoh ofendues”, tha ai. 

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X