Sunday, March 15, 2026
spot_img

Latest Posts

Bleona Qerreti pjesë e Big Brother VIP 3? Këngëtarja zbulon të vërtetën

Kohët e fundit në rrjet kanë qarkulluar lajme se këngëtarja e njohur shqiptare, Blerona Qerreti është një ndër konkurentet e “Big Brother Vip 3”.

Rreth këtyre lajmeve së fundmi ka reaguar vetë artistja përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram.

Bleona ka treguar se nuk do të rikthehet në Shqipëri që të bëhet pjesë e këtij spektakli, duke i hedhur poshtë aludimet që ajo është një ndër konkurentët për të fituar çmimin e madh.

Ajo tha që nuk do jetë pjesë e “BBV” pavarësisht dëshirën së madhe dhe këmbënguljes së fansave të saj për ta shikuar atë 24 orë.

“Me gjithë dashurinë e madhe që kam për fansat shqiptarë dhe këmbënguljen e tyre të më shohin në ekran më duhet t’ju them që këto lajme nuk janë të vërteta”, ka shkruar Bleona.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X