Sunday, March 15, 2026
spot_img

Latest Posts

Ndarja e Kendall Jenner dhe Bad Bunny, ja pse u nda dyshja e famshme

Kendall Jenner dhe Bad Bunny, të cilët kanë qenë të lidhur me njëri-tjetrin që prej fillimit të vitit 2023, raportohet se i kanë lidhjes së tyre vetëm pak javë para sezonit të pushimeve.

“Nuk janë ndarë aspak keq. Ata vijojnë ende të jenë në kontakt me njëri-tjetrit. Marrëdhënie e tyre përfundoi për shkak të axhendave shumë të ngarkuara që të dy ata kishin“, ka thënë një burimi së fundmi për “The Messenger”.

Bad Bunny është duke planifikuar turneun botëror për vitin 2024, duke e patur kështu tepër të vështirë që të gjenin kohë për njëri-tjetrin.

Lajmet për ndarjen e Kendall dhe Bad Bunny nisën të qarkullonin që prej nëntorit të këtij viti pasi modelja bëri një postim në profilin e saj të Instagramit, në të cilin shkroi: “Ajo që është thënë se do jetë e imja, thjesht do më gjejë”.

Shumë fansa e interpretuan këtë postim si një ndarje të mundshme dhe thashethemet vijuan të qarkullonin edhe më shumë kur miqtë e Kendall u raportuan se nuk ishin aspak të sigurt për lidhjen e saj me reperin.

Kendall Jenner dhe Bad Bunny nisën romancën e e tyre në fillim të vitit 2023. Në shkurt 2023, disa burime raportuan për “People” se dyshja po kalonin shumë kohë nën praninë e njëri-tjetrit. Sipas po të njëjtit burim, Kendall dhe Bad Bunny u prezantuan nga miq të përbashkët pasi reperi bleu një shtëpi në Los Angeles.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X