Ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Juliana Nura së fundmi gjatë një interviste për “Artistët Shqiptarë”, ka folur më shumë rreth jetës së saj.

E zhgënjyer nga produksioni i spektaklit, ajo zbuloi se ata i kishin premtuar që do të bëhej imazhi i një kompanie mielli në Kosovë, të cilin nuk e kanë mbajtur.
“Mua nuk më janë përgjigjur ashtu siç e kam pritur. Unë e kam marrë hapin e parë dhe ata nuk janë përgjigjur ndaj meje. Unë mendoj që ka qenë thjeshtë një premtim koti, sa për sy e faqe. Ishte finalja e “Big Brother”, ja kanë futur kot dhe nuk u realizua kurrë. Nuk e kanë marrë seriozisht atë punë, unë për katër muaj që kam ndenjur jam munduar shumë sepse ‘Big Brother’ është biznesi i tyre. Nuk jemi sqaruar dhe më vjen shumë keq sepse unë e kam dashur atë imazh edhe unë u kam bërë shumë reklamë atyre. Doja ta përfaqësoja shumë mirë kompaninë e miellit”, tha Juliana.
Mesa duket Juliana nuk ka eksperienca të mira me spektaklet që merr pjesë, sepse pasi u skualifikua nga konkursi i kërcimit ‘Dancing ëith the Stars”, ajo filloi të thumbonte produksionin duke thënë se ia kanë premtuar çmimin e madh këngëtares së njohur Fifi.



