Friday, November 1, 2024
spot_img

7 arsyet pse zgjoheni me hundë të bllokuara edhe kur nuk jeni të sëmurë

- Advertisement -..

Hundët e bllokuara janë shumë të bezdisshme sidomos në mëngjes kur sapo jeni zgjuar nga gjumi.

Shpesh pas këtij problemi fshihet një ftohje ose një infeksion tjetër viral që zakonisht lehtësohet vetë brenda një jave.

E megjithatë ekzistojnë shumë shkaqe të tjera që ngrakojnë dhe irritojnë indet tuaja të hundës, me të cilat AgroWeb.org ju njeh më poshtë.

Keni një infeksion të sinuseve

Këto infeksione, të cilat shpesh zhvillohen nga një ftohje e zakonshme ose alergjia, ndodhin kur bakteret, viruset ose kërpudhat irritojnë sinuset, duke i bërë ato të fryhen dhe bllokohen.

Shumica e infeksioneve të sinusit pastrohen vetë brenda shtatë deri në 10 ditësh.

Ndërkohë ju mund të gjeni lehtësim duke provuar të shpëlani hundët me ujë dhe kripë.

Mund të jetë alergjia

Nuk është sekret që alergjenët e stinës nga poleni të mund t’ju shkaktojnë bllokim të hundëve.

Gjithashtu nëse dhoma juaj e gjumit është shtëpia e irrituesve, ju mund të vuani pasojat.

Nëse e dini se problemi janë alergjenët, merrni parasysh të minimizoni ekspozimin ndaj tyre.

Ajri i thatë

Këto kushte brenda shtëpisë tuaj gjatë dimrit, të ngjashme me shkretëtirën, mund të shkaktojnë bllokim të hundëve.

Në këto kushte, trupat tanë të rrisin prodhimin e mukusit për të kompensuar ajrin e thatë që hyn në mushkëritë tona. Kjo mukozë mund të shkaktojë bllokim të hundëve.

Ju pini duhani

Tymi është një irritues që mund të shkaktojë inflamacion kronik të rrugëve të frymëmarrjes dhe të ulë aftësinë e hundës për të pastruar mukozën.

Lënia e duhanit do ta zgjidhë problemin dhe më e rëndësishmja, do të zvogëlojë rrezikun për probleme serioze si sëmundjet e zemrës, kanceri i mushkërive dhe sëmundjet e mushkërive.

Mund të jetë refluksi i acidit

Edhe pse mekanizmi i saktë nuk dihet, besohet se lëngjet e stomakut, kur janë të pranishme në fyt, shkaktojnë bllokim të hundëve, kollë të thatë ose gërvishtje të fytit.

Shmangni ushqimet që nxisin refluksin dhe shmangni konsumin e ushqimit të paktën tre orë para gjumit.

Flini në shpinë

Kur shtriheni në shpinë, ka më shumë gjak që rrjedh në kokën dhe hundën tuaj.

Kjo bën që hundët të mbushen me më shumë gjak se zakonisht dhe kjo të çojë në bllokim të hundëve me sekrecione.

Për të reduktuar rrjedhjen e tepërt të gjakut në kokë dhe hundë, perpiquni të ndryshoni pozicion.

Keni një septum të devijuar

Devijimi i septumit ndodh kur kërci që ndan dy vrimat e hundës shtyhet në njërën anë ose në tjetrën.

Por përveçse mund të shkaktojnë mbingarkesë me sekrecione, në disa raste, mund të shkaktojë dhimbje koke të shpeshta, dhimbje të fytyrës, vështirësi në frymëmarrje, gjakderdhje nga hundët ose gërhitje.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X