Vetëm disa ditë më parë këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi u largua me dëshirë nga “Big Brother Vip Kosova”, duke lënë në mes garën për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Ai tregoi se mori këtë vendim për shkak të gjendjes së tij gtë rënduar mendore dhe sipas tij shëndeti është më i rëndësishëm se kjo garë.
Para se të futej në shtëpi, si të gjithë banorët e tjerë edhe Blero ia ka lënë rrjetet sociale një personi që t’ia menaxhojë, mirëpo mesa duket pas daljes këngëtari nuk është ndarë i kënaqur me punën e personit në fjalë.
Ditën e sotme ai ka reaguiar përmes një postimi në InstaStory, ku ka treguar se tashmë rrjetet e tij sociale i ka marrë në dorëzim vetë ai.
“Përshëndetje të gjithëve. Dua t’ju informoj që rrjetet e mia sociale, gjatë kohës kur kam qenë në “BBVK” janë keqpërdorur dhe nuk janë mirëmbajtur siç duhet. Tani janë në kontrollin tim dhe gjithçka është në rregull. Faleminderit për mirëkuptimin dhe faleminderit edhe një herë shumë për gjithë këtë suport që bëni. I juaji, Blero.”- shkruan ai.




