Adrola Dushi dhe Capital T prej kohësh përfliten për një lidhje dashurie.
Megjithëse mohohet dhe kohë pas kohe zërat pushojnë, sërish del diçka që zgjon dyshimet e fansave.
Së fundmi e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku është pyetur dhe ‘provokuar’ për të thënë detaje nga jeta e saj sentimentale, por duket se bukuroshja i menaxhoi shumë mirë pyetjet për të dalë nga situata.
E pyetur nga Donaldi nëse është në një lidhje me Capital T, Adrola Dushi u përgjigj se është në një lidhje shumë të ngushtë me veten duke mos dhënë detaje të tjera.
Romeo: Kjo nuk i ngacmon çunat tani sepse kjo është e lidhur.
Adrola: Unë nuk thashë asgjë, pse u ndave ti?
Donaldi: A je në një lidhje me këngëtarin Capital T?
Adrola: Unë jam në lidhje me veten dhe jam shumë e lumtur