Alba Vukaj është një ndër konkurentet më të përfolura në “Big Brother Vip Kosova”, për shkak të debateve dhe bisedave që ajo bën me banorët.

Megjithatë së fundmi mesa duket ajo ka kërkuar që të dalë nga spektakli, për të lënë në mes garën për të fituar çmimin e madh.
Në një video që po bën xhiron e rrjetit duket qartë vajza shkodrane e cila i bën thirrje “Vëllait të madh” që ta thërrasë në dhomën e rrëfimit.
“Vëllai i madh” a mundesh që të më thërrasësh në dhomë të rrëfimit të lutem”, u shpreh ajo, dnërsa nuk dukej në një gjendje të mirë emocionale.



