Kunjat mes Linda Halimit dhe Santiana Malokut nuk kanë të mbaruar në “Big Brother Vip Kosova”.
Së fundmi modelja tha se Linda ka deklaruar të jetë lezbike, ndërsa nuk ka kaluar shumë kohë dhe Buci e ka pyetur Lindën për preferencat seksuale.
“A ke vallëzuar ndonjëherë në videoklipet e tua?” e pyeti ai.
“Po, madje në klip edhe e kam puthur një femër. I pranishëm ka qenë edhe bashkëshorti im”- tha këngëtarja.
Linda ka treguar më pas se filimi i skenës ka qenë një moment i vështirë për të,teksa tha se në fillim ka pasur rezerva, por bashkëshorti e ka ndohmuar shumë atë.
“Në fillim nuk kam dashur, por burri më ka thënë ‘bëje’”- u shpreh Linda.
Komenti i saj ka pasqyruar një hapje dhe një liri në interpretimin e roleve, si dhe një sjellje profesionale në realizimin e projekteve artistike.



