Luiz Ejlli dhe Kiara Tito këto ditë përveç gëzimit të festave, festojnë edhe përvjetorin e tyre të njohjes. Dyshja, tashmë tepër e popullarizuar u njohën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”.
Më 24 dhjetor të vitit 2022, këngëtari dhe moderatorja u bënë pjesë e reality show-t, ku patën një rrugëtim të gjatë, të bukur dhe plot të papritura.
Luizi e shprehu që në fillim pëlqimin për Kiarën, ndërsa kjo e fundit ishte kundër krijimit të një lidhje. Por me kalimin e ditëve aty brenda, këngëtari arriti që t’i fitonte zemrën moderatorës.
Madje brenda shtëpisë së BB VIP, Ejlli vendosi që t’i propozonte Titos për martesë dhe sigurisht që ajo tha “PO”. Gjithashtu në finalen e madhe ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.
Tashmë çifti i dashur për publikun shumë shpejt do të bëhen prindër. Kiara është në pritje të ëmbël dhe pret një vajzë.



