Legjenda e muzikës, Celine Dion, vazhdon të luftojë me sëmundjen, por lajmet nuk janë pozitive sa i përket gjendjes së saj shëndetësore. Artistja e cila ka humbur kontrollin e muskujve për shkak të sindromës së personit të ngurtë, sipas motrës së saj dhe sipas burimeve po punon shumë për të kapërcyer gjendjen e saj. Një burim i brendshëm për ‘US Weekly’ është shprehur se:
Celine është një luftëtare. Ajo nuk ka aq shumë kontroll mbi muskujt e saj si më parë, por ajo po punon me mjekë dhe terapistë fizikë për t’u përmirësuar. Celine ka marrë kohë për t’u fokusuar në shëndetin e saj, por ka në plan të dalë sërish në skenë pasi t’i jepet miratimi nga ekipi i saj mjekësor.
Gjithashti ai shtoi se:
Ajo po qëndron pozitive dhe optimiste dhe po ndjek terapinë e saj çdo ditë.
Rikthimi në skenë në një formë është ëndrra e saj e vazhdueshme, edhe nëse nuk mund të këndojë më, ajo thjesht dëshiron të shohë ato fytyra që shkëlqejnë.



