Sunday, March 15, 2026
spot_img

Latest Posts

Tjetër romancë për Shakirën, ja kush është i dashuri i ri i këngëtares latine

Shakira vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, e cila prej më shumë se një viti është ndarë nga ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique.

Duket se këngëtarja latine ka gjetur dashurinë e saj të re dhe nuk është Luis Hamilton, siç përflitej përpara disa kohësh nga mediat rozë.

Siç bënë me dije programi “Socialite” i “Telecinco”, këngëtarja e njohur latine ka nisur një romancë me një producent argjentinas.

Bëhet fjalë për 44-vjeçarin, Rafael Arkaute, i cili numëron 18 “Latin Grammy” dhe sipas raportimit të mediave, Shakira është tepër e lumtur me të.

Sipas gazetarit Havier Seriani, Arkaute është totalisht ndryshe nga Pike dhe Antonio de la Rua, teksa këngëtarja pritet që ta konfirmojë këtë lidhje në fillimin e vitit tjetër.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X