Sunday, March 15, 2026
spot_img

Latest Posts

Mes lotësh, Alby rrëfen historinë e jetës së saj: Kam 20 vite që s’flas me babin!

Alby së fundmi ka rrëfyer në “Big Brother Vip Kosova” historinë e saj të jetës dhe sakrificat që ka kaluar që fëmijë dhe deri më tani.

Teksa tregoi se prindërit e saj janë divorcuar kur ajo ka qenë 9 muajshe, ajo tha që është rritur e ndarë nga motrat dhe në moshën 14-vjeçare ka ikur te tezja e saj në Amerikë, duke u distancuar kështu edhe nga babi i saj.

“Kur kam qenë 9 muajshe, prindërit e mi janë ndarë. Kam pasur dy motra më të mëdha edhe mesa di unë prindërit kanë pasur probleme, babai pinte dhe ishte xheloz, bënte sherre. Kur isha 4 vjeçe mbaj mend që mami dhe babi ziheshin për mua se kush do më mbante mua, kur ishte koha e gjyqit. Unë ndenja me mamin, ndërsa motra e madhe zgjodhi babin me jetuar në Greqi. Motra tjetër zgjodhi gjyshen, dhe nuk jam rritur me asnjërën nga motrat sepse kemi qenë të ndara. Motrën e dytë e kam parë te gjyshja kur shkoja te gjyshja që shkoja të rrija atje, e kam pasur pak të vështirë që babin nuk e kam pasur në jetën time aq sa duhet, por mami më ka mbajtur shumë mirë kurrrë s’më ka folur kurrë keq për babin. Në moshën 13 vjeçe kanë vendosur të më dërgojnë në Amerikë tek tezja, sepse jemi rritur në shtëpi vetëm me gjyshen dhe mamin. Ata bënë të pamundurën, morën lekë borxh në kojshinj dhe kushërinjtë për të plotësuar shumën e parave për të ikur atje. Mami punonte dy punë për të më ushqyer. Nuk ka qenë e lehtë se sado që më kanë mbajtur mirë e kam kuptuar jetën dhe s’më është dashur që këshilla që të mi japin prindërite  mijë, e kam vuajtur fëmijërinë sepse i kam pasur prindërit e ndarë.” – tha ajo.

Alby tha që Amrika e disatncoi nga babai, teksa tregoi se ka 20 vite që nuk ka folur me të pasi sipas saj ai i ka keqtrajtuar mamin dhe nuk iu ka ndjenjur afër  asaj dhe motrave të saj sikur fëmijëve të tjerë që ai ka.

Në moshën 14-vjeçare më dërguan te tezja, e kam pasur shumë të vështirë dhe me babin nuk kam pas folur një vit para se të ikja në Amerikë.  Kam qenë shumë fëmijë i mbyllur nuk i tregoja ndjenjat, ndoshta dy herë kam folur me babin. Jeta atje ishte e vështirë, u largova nga mami dhe nga shkolla. U distancova nga të gjithë, sidomos nga babi sepse ishte i vetmi që nuk e kisha afër gjithmonë sepse kisha mamin dhe isha mësuar më shumë me të. Nuk më dukej më çudi pse se kam babi dhe kur u rrita s’doja të flisja më me të, sepse thoja më ka keqtrajtuar mamin nuk na ka ndenjur afër ne si vajzat e tij. Kur na takonte nuk na ndihmonte asnjëherë, e distancova veten dhe i mbylla ndjenjat që kisha për babin tim. Kam 20 vite që nuk e kam takuar as nuk kam folur, para disa viteve ka qenë i sëmurë me zemër dhe ka bërë operacion, unë se kam ndjerë fare që nëse i ndodh diçka, i pata mbyllur ndjenjat e mia dhe nuk më interesonte.”- u shpreh Alby.

Alby u shpreh se shpesh herë ka qenë vetëm në jetë ndërsa tha që kur ka lindur vajzën ka qenë e vetme dhe aty e ka kuptuar se sa shumë të vret vetmia, ndërsa tregoi se e ndjen shumë mungesën e të atit.

“Atëherë linda vajzën dhe fillova të kuptoja që duhet t’i falim njerëzit, ndoshta edhe unë e kam pasur gabimin që nuk i kam dhënë shans për të folur. Ndoshta historia e karrierës sime dhe s’kam ditur si ta përballoj. Babai ka kërkuar të flasë me mua por s’kam pranuar. Vajza ime nuk e ka babin e vet në jetë e saj dhe më dhemb zemra që se ka dhe aty e kam kuptuar edhe unë që është shumë e vështirë të rritesh pa baba. Por jam shumë e fortë gjithsesi dhe ajo forcë më ka bërë të qëndroj në këmbë dhe gjallë. Nuk e di nëse po e rris mirë vajzën, se edhe kur e kam lindur kam qenë vetëm edhe te spitali më ka ardh tezja që jetonte në Amerikë. Pas tre ditësh kur kam dalë nga spitali kisha valixhet dhe vajzën dhe isha vetëm, aty e kam kuptuar që vetmia me të vërtetë të mbyt deri në një farë pike. E kam pasur shumë të vështirë ta rris vajzën, sepse nuk e dija as si ti vesh bebelinat dhe si ta ushqeja apo ta vishja. Ajo sot është 5 vjeçe dhe është shumë e fortë, më e fortë se guri. Më mëson më shumë ajo mua se unë atë, tani kur e bëj diçka e mendoj 100 herë para sepse tham a do ishte mirë për vajzën time se tani jetoj për vajzën. Atë e kam gjithçka në jetë.”- tha pornostarja.

Banorja e “BBV” tregoi se pasi është bërë nënë ka ndryshuar shumë, sepse tashmë i kupton më mirë gjërat dhe është e gatshme që të rregullojë marrëdhënien me babain e saj, dashurinë e të cilit ka nevojë ajo dhe vajza e saj.

“As dita dhe nata nuk ndryshojnë aq shumë kam ndryshuar unë pasi lindi vajza. E falënderoj shumë vajzën time që më ka bërë të ndryshoj sepse e kuptoj që e kam pas humbur veten. Në ditët më të këqija bëhem më e fortë vetëm duke e parë. Tani që rritet ka nisur të kuptojë sepse shikon fëmijët e tjerë në shkollë që janë me të dy prindërit dhe më pyet shpesh për të atin. I them gjithmonë që kur të rritesh do të t’i shpjegoj të gjitha sepse nuk e di nëse gabim apo jo. I them që më ke mua për gjithçka dhe s’të lej kurrë, sepse me kujtohet mungesa e babait tim, edhe pse s’kam folur ose s’doja të flisja me të prap e ndjej mungesën e atij  edhe tani e kërkoj më shumë. Nëse fëmija im s’e ka babin në jetë mundet të ketë një gjysh si shembull, jo vetëm ajo, por edhe unë të kem babain tim. E di që edhe mami ka vuajtur shumë dhe motrat, si nipat e mijë që janë rritur duke u rrahur para pallatit për mua për gjërat që kam bërë unë dhe ajo më ka bërë të distancohem sepse thoja që është më mirë t’iu qëndroj larg sesa me vuajt ata, por e kam parë që distance ime i ka bërë ata të vuajnë më shumë për mua sesa njerëzit duke folur keq për ne.”- rrëfeu Alby.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X