Marc Anthony është fejuar për herë të katërt.
Këngëtari do të martohet me konkurenten e “Miss Universe”, Nadia Ferreira, 23 vjeçe, e cila është 30 vjet më e vogël se ai. Por siç thonë dashuria nuk njeh moshë. 53-vjeçari, i cili ka dy fëmijë me ish-gruan e tij Jennifer Lopez, dhe modelja u panë duke festuar pas fejesës në Florida të enjten.
Nadia e bëri të ditur lajmin përmes Instagramit të saj ku publikoi një foto të unazës prej diamanti, e cila ka një gur të madh në formë smeraldi në mes me dy gurë më të vegjël anash. Në mbishkrimin në foto ajo shkroi: “Festa e fejesës”- duke e shoqëruar me emojin e një unaze.
Në festë, Marc u shfaq i veshur me një këmishë të bardhë me një xhaketë blu të errët. Bashkëshortja e tij e ardhshme kishte veshur një fustan ngjyrë pastel me flokët e kapur.
Fejesa vjen më pak se 2 muaj pasi Marc dhe Nadia zyrtarizuan lidhjen në Instagram dhe rreth një muaj pasi një prej ish-gruave të famshme të Marc, Jennifer Lopez, shpalli fejesën e saj me Ben Affleck.
Kjo është fejesa e katërt e Marc dhe tre të mëparshmet përfunduan me martesë dhe më pas divorc. Përveç J Lo, Marc ka qenë gjithashtu i martuar me Miss Universe në 1993 Dayanara Torres dhe aktoren Shannon De Lima.
Marc dhe Jennifer kanë dy fëmijë së bashku dhe kanë mbetur miq që nga ndarja e tyre në 2011. Marc ka 6 fëmijë nga marrëdhëniet e tij të mëparshme … kështu që me siguri ai dëshiron më shumë.