Sunday, March 15, 2026
spot_img

Latest Posts

Konkurenti i “Big Brother VIP” shpreh publikisht ndjenjat për Alben

Mbrëmjen e djeshme konkurenti i “Big Brother Vip Kosova”, Blerando ka pranuar për herë të parë publikisht se ka ndjenja për Albën.

Ai tha që këto katër ditët e fundit kanë qeë shumë të vështira për të pasi nuk ka folur me Albën dhe aty ka kuptuar se ka një pëlqim për të.

“Ka pasur momente që nuk i kam besuar Albës, sepse më thoshte më trego vetëm mua. Unë e di që Alba është një vajza shumë e zgjuar dhe mendova se mos është pjesë e lojës së saj. Kam menduar që sillet mirë thjesht për respekt. Ato katër ditë që nuk i kam folur ka qenë edhe për mua e vështirë. E kam kuptuar që nuk do isha mërzitur shumë nëse do isha vetëm një shok i thjeshtë. Unë kam pëlqim për Albën.”- tha konkurenti.

Megjithatë banorja nuk ka reaguar duke mos treguar se a ndjen edhe ajo të njëjtën gjë për Blerandon apo jo.

Kohët e fundit dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërkohë puthjet dhe përqafimet nuk kanë munguar mes tyre.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X