Sunday, March 15, 2026
spot_img

Latest Posts

Humbi motrën nga një sëmundje e rëndë, Ingrit Gjoni mesazh prekës: Do të kujdesem përjetë për tre dritat e syve të tu

Ingrit Gjoni ka prekur me fjalët, dedikuar motrës së saj të ndjerë, Ilda Gjoni që u nda nga jeta parakohe pak ditë më parë.

Këngëtarja, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se nuk e kishte menduar kurrë që do të shkruante për ikjen e motrës së saj.

“Besoj shumë që Zoti do ta shpërblejë me Parajsë për çdo gëzim që solli mes nesh në Tokë”, shprehet Ingrid Gjoni.

Ndërsa i bën premtimin se do të kujdeset përjetë për tre fëmjët e saj.

Postimi i plotë:

Ky është publikimi më i vështirë që kam bërë në jetën time… Nuk e kisha menduar kurrë që do të shkruaja për ikjen e motrës sime, më të mirës prej nesh.

Ilda Gjoni, nuk ishte veç motra jonë e mrekullueshme, ajo ishte vajza shembullore, nëna më e përkushtuar e Anës, Vikit dhe Rodeos, bashkëshortja e lumtur e Mikenit, shoqja që kushdo do të donte, mikesha që e kishte zemrën hapur për të gjithë. Ishte buza e qeshur, për të njohur dhe të panjohur.

Ajo ishte tezja më fantastike, që u bë mami e dytë e Paridit. Unë nuk do mundem kurrë të shkruaj as 1% të asaj që meritonte Ilda. Besoj shumë që Zoti do ta shpërblejë me Parajsë për çdo gëzim që solli mes nesh në Tokë. Engjët dhe qielli janë shtëpia e saj sot dhe unë lutem për paqen e saj. Ilda, motra të do shumë gjithmonë dhe të premtoj që do kujdesem përjetë për dritat e syve të tu.

Faleminderit të gjithëve ju për dashurinë dhe kujdesin e treguar ndaj nesh. Zoti ua shpërbleftë me të mira!

Përcjellja e fundit dhe homazhet do të bëhen më 29 dhjetor nga shtëpia funerale “Parajsa”, ora 14:00, në Sharrë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X