Futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare, Jasi Asani së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Pardon My French”, ku ka zbuluar më shumë rreth jetës së tij personale dhe asaj profesionale.
I pyetur nga gazetarja se a i shkruajnë më shumë vajza tani, futbollisti tregoi se tashmë numri i femrave që i dërgojnë mesazhe është rritur.
“Janë rritur goxha shumë”– tha ai.
“Si është zemra e Jasir Asanit për momentin përveç se me emocionin e madh për kombëtaren?”– e pyeti moderator, ndërsa Asani tregoi: “E mbyllur”.
Futbollisti tregoi se është në një lidhje dashurie, teksa tha se vazja që i ka rrëmbyer zemrën është nga Tirana por nuk është një personazh i njohur shqiptar.
“Ka një dhe është tiranase”– tha ai.
Nga ana tjetër futbollisti tregoi se e dashura e tij nuk është një personazh i njohur i botës së showbizit por një njeri i thjeshtë, ndërsa tha që mamaja e tij e ka porositur atë që kujdeset shumë për të.



