Linda Halimi dhe Gania Gërmia së fundmi kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në “Big Brother Vip Kosova”.
Në një moment debati ka degraduar në ofendime të rënda teksa huroristi e ka prekur këngëtaren në pikën e saj të dobët, familja dhe marrëdhënia që ajo ka me ta pasi është martuar me një person me ngjyrë të zezë.
“A po të vjen keq që ia ke kthyer familjes shpinën? Me gjysmën e familjes nuk flet? A të vjen keq për këtë? Familja ime është pesë vakt namazli dhe luten për mua, ndërsa ti thu që ‘je i pushtuar nga djalli’. Si ndihesh ti që ia ktheve shpinën familjes, e tradhtove nënën dhe babën për një interes të vogël tënden apo nuk e gjete veten te një shqiptar”– i tha ai artistes.
Linda duke dashur që të anashkalojë këtë situatë, i tha banorit që ai është një dështak gënjeshtar dhe nuk jep intervista për të.
“E dhimbshme, ja çfarë të bëjnë traumat. Unë nuk jap intervista për deshtakë. O gënjeshtar.”- iu përgjigj këngëtarja.



