Modelja shqiptare Juliana Nura së fundmi ka thumbuar keq jurinë e “Dancing with the Stars”.
Ajo postoi në Instagram një video duke kërcyer për disa sekonda, ndërsa kishte veshur një fustan të zi të shkurtet i cili i vinte në pah format perfekte trupore.
Në videon e postuar, Nura shfaqej mjaft provokuese teksa bënte një vallëzim sensual disa sekonda, megjithëse të gjithë vëmendjen e mori shkrimi që ajo kishte bërë krahas saj.
“Ata mund t’ju eliminojnë juve nga një konkurs, por nuk mund të zbehin dritën tënde”, ka shkruar modelja duke ironizuar jurinë e konkursit të spektaklit të kërcimit.

Të shumta kanë qenë rastet dhe intervistat që Juliana është shprehur e pakënaqur nga votat e jurisë të cilat sipas saj janë të padrejta pasi ajo ka dhënë maksimumin në klëtë spektakël.



