Ditën e sotme vajza e aktores së njohur të humorit, Rudina Dembacaj, Viktoria feston 7 vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë kaq të veçantë për të, Rudina zgjodhi fjalët më të ëmbla për t’i shprehur të voglës së saj dashurinë e madhe që ajo ka për të, duke treguar se jeta e saj nuk do të kishte kuptim pa Vikin.
Krahas disa fotove me të të bijën, aktorja ka shkruar: “Ishte 28.12.2016 ora 07:00 e mëngjesit kur mësova çfarë është dashuria e papërshkrueshme me fjalë, lindja jote! Dritë e syve të mi, gëzuar ditëlindjen! Marr frymë kur ndrisin sytë e tu, bëhem me krahë kur qesh buza jote. Je shoqja ime më e ngushtë. Përgjithmonë edhe kur mami të bëhet plakë me buzë të kuqe (siç thua ti ), përgjithmonë dorë për dore.”



