Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Deamishel Hoxha së fundmi ka treguar se po shijon festat e fundvitit në qytetin e dashurisë, Paris.
Disa ditë më parë bukuroshja u fotografua në një nga baret e Parisit, ku në shoqërinë e saj shfaqet edhe një mashkull, teksa fansat aluduan se ai mund të jetë i dashuri i ish-banores.
Krejt të shkujdesur dhe larg syve të publikut që mund ti njoh, çifti duket se ka pushuar disa ditë në Paris. Megjithatë, edhe atje ka pasur disa persona që i kanë identifikuar, duke i shkrepur disa foto paparacë.
Megjithatë në rrjet qarkuluan zëra se mashkulli misterioz është ish i dashuri i Deas, ndonëse një gjë e tillë nuk u konfirmua nga ana saj.
Së fundmi blogerja ka publikuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram, ku ka reaguar në lidhje me lajmet se ajo ndodhet në qytetin e dashurisë me të dashurin e saj duke treguar mashkullin që e shoqëron atë në Paris.

Ish-finalistja e “Big Brother VIP”, zbuloi se po shijon festat e fundvitit në Francë me vëllain e saj, e cila së bashku me të po vizitojnë vende të ndryshme në këtë shtet.
DeaMishel ishte një ndër banoret më të komentuara gjatë edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, e cila qëndroi për plot 133 ditë dhe arriti të ishte një ndër katër finalistët e spektaklit.



