Saturday, March 14, 2026
spot_img

Latest Posts

Angelina Jolie në një lidhje të re dashurie? Fotoja që nxiti dyshimet

Kohët e fundit në rrjet kanë qarkulluar lajme se aktorja e famshme, Angelina Jolie, ka gjetur sërish dashurinë.

Ndonëse një lajm i tillë nuk është konfirmuar akoma nga ana e yllit të kinematografisë, së fundmi ajo është parë krahas një mashkulli misterioz.

Ka qenë revista italiane “Oggi” që ka publikuar foton e dyshes nga Milano, ndërsa zbuloi se djali që shoqërohet Jolie quhet Kingslee James Mclean Daley, i cili është një shkrimtar dhe reper britanik.

Prej disa ditësh aktorja ndodhet në Milano pasi po merret me xhirimet e filmit “Callas”, ku ajo luan një rol, ndërsa mesa duket Angelina po e shfrytëzon këtë udhëtim për të kaluar më shumë kohë me djalit në fjalë.

Nga ana tjetër, së fundmi Angelina Jolie foli në një intervistë të gjatë për “Wall Street Journal”, planet e saj për të ardhmen, betejat e divorcit me Brad Pitt, të qenit nënë, për shëndetin e saj psikologjik dhe synimin për të ripërsëritur rolin e personazhit të saj të keq në “Maleficent 3”.

“Unë u rrita në një vend mjaft sipërfaqësor. Nga të gjitha vendet në botë, Hollywood-y nuk është një vend i shëndetshëm. Dhe kjo është arsyeja pse herët a vonë fillon të kërkosh autenticitetin”, tha Jolie.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X