Sot është një ditë shumë e veçantë për këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa pasi vëllai i saj, Gjini feston 18 vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë kaq të veçantë për të nuk kishte se si të mungonte një urim nga ana e motrës së tij.
Ajo ka postuar në InstaStory një foto me djalin e ditëlindjes dhe motrën e saj Rinën, ndërsa krahas tyre ka treguar se ata janë dy gëzimet më të mëdhaja në jetën e saj.
“Të të shoh ty të rritesh duke u bërë një i ri kaq i sjellshëm, i zgjuar dhe i kujdesshëm ka qenë një nga gëzimet më të mëdha në jetë!”– ka shkruar Dua.




