Artisti shqiptar Bardhi ka bërë një njoftim të papritur që pa dyshim do të ndezë emocionet e fansave të tij.
Të premten, në një koncert të mbushur me energji dhe pasion në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, ai konfirmoi ndër të tjera se do të jetë pjesë e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”.
Ndërsa përshëndeti publikun që e ka përcjellë me dashuri që në fillimet e karrierës së tij, Bardhi ndau lajmin se gjatë vitit 2024 ai do të qëndrojë më shumë në Shqipëri.
Por arsyeja e kësaj prani më intensive nuk është vetëm për koncerte dhe projekte muzikore, por edhe për pjesëmarrjen e tij në spektaklin e madh televiziv të “Big Brother VIP Albania”.
Artisti e njoftoi këtë ndryshim në rrugëtimin e tij artistik me fjalët: “Jam borxhli t’ju tregoj edhe po e shfrytëzoj rastin t’ju them se jam pjesë e Big Brother VIP Albania 3”.



