“Një ëndërr e madhe e bërë realitet”. Kështu ka shkruar këngëtarja e njohur, Enxhi Nasufi, në një postim në rrjetin social “Instagram” pasi u shpall fituese e këtij edicioni të “Dancing With The Stars”.
Moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj dy fotografi, ku në të parën shfaqet me partnerin e saj në këtë rrugëtim, balerinin Silvestër Shuta, dhe në imazhin e dytë teksa përqafon prindërit e saj.
Nasufi shkruan se nuk e ‘marrin aspak të mirëqenë këtë fitore, por është forcë për të vazhduar rrugëtimin tonë përpara”.



