Saturday, March 14, 2026
spot_img

Latest Posts

Luizi zbulon detaje të reja nga bashkëjetesa me Kiara Titon!

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli së fundmi ka qenë i ftuar në “Top Albania Radio”, ku ka zbuluar më shumë për jetën e tij personale.

Ai tha që gjëja që vlerëson më shumë te bashkëshortja e tij Kiara Tito është besimi që ajo ka, teksa shtoi se ndihet shumë me fat që moderatorja tashmë është bërë pjesë e jetës së tij.

 “Kryesorja që ajo ka besim tek unë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Është e vështirë sot t’i besosh dikujt dhe Kiarës i besoj edhe jetën time. Jam njeriu më me fat që e kam në krah”– tha Luizi.

Duke qeshur këngëtari tregoi se punët e shtëpisë nuk i kanë ndarë pasi të gjitha i bën Kiara.

 “Punët e shtëpisë i bën Kiara, ajo gatuan, hekuros”– tregoi Luizi duke qeshur.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X