Neymar dhe Bruna Biancardi i dhanë fund marrëdhënies së tyre në nëntor. Arsyeja e ndarjes u tha se ishin lajmet për tradhti. Lajmi i ndarjes së tyre erdhi vetëm një muaj pasi dyshja ishin bërë prindër të një vajze.
Por tani raportohet se Neymar do bëhet baba sërish. Media braziliane LeoDias thotë se nëna e fëmijës është një modele që është tre muajshe shtatzënë. Lajmi i shtatzënisë erdhi si një surprizë për futbollistin, i cili aktualisht po rikuperohet nga operacioni në gju.
Thuhet se modelja braziliane mbeti shtatzënë kur dyshja kishin një aferë.



