Reperi i njohur shqiptar, Noizy gjatë një interviste në “1 Kafe me Labin” i ka kërkuar falje publike familjes dhe vajzës së tij, Leandra e cila prej kohësh jeton në Angli me të ëmën.
Ai nuk ka mundur të qëndrojë afër njerzëve të tij të zemrën këto festa të fundvitit për shkak të angazhimeve dhe koncerteve që ka organizuar, ndërsa artisti ndihet shumë i penduar.
“Personi kryesor mund të jetë vetëm Noku vogël, Leandra, të cilës i kërkoj falje për shumë gjëra. Por ato mbeten mes meje dhe saj” -tha Noizy.
Shpesh herë reperi ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me vajzën e tij, së cilës vite më parë i ka dedikuar edhe këngën “Noku i Vogël” e cila shumë shpejt u kthye në hit.
Leandra, e cila erdhi në jetë kur Noizy ishte shumë i ri në moshë, rrallë herë shihet në rrjetet sociale të reperit, për të mos thënë asnjëherë. Dikur ai publikonte rrallë ndonjë por vitet e fundit ai ka vendosur të mos bëjë asnjë postim me vajzën e tij, duke e mbajtur larg famës dhe medias.



