Aktori i filmit të njohur “Fifti Shades Of Grey”, Jamie Dornan gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi ka zbuluar më shumë rreth jetë së tij personale.
Ai tregoi se kohët e fundit ka përndjekur një femër në rrugët e Londrës, tekisa tha se nuk i ndihet aspak krenarë për sjelljen e tij.
Arsyeja ishte pasi duhej që të përgatitej për rolin e tij në filmin që ai do lunate rolin e gazetarit.
“E ndoqa atë nëpër disa cepa rrugësh dhe më pas thashë: ’Çfarë po bën?’ Unë nuk jam aspak krenar për veten time. Por sinqerisht mendoj se mësova diçka prej asaj sjelljeje sepse padyshim që nuk kam bërë kurrë asgjë të ngjashme. Ishte intriguese dhe interesante të hyja në atë proces të ‘për çfarë po e ndjek?’ dhe ‘çfarë po përpiqesh të zbuloj?’”- tha ai.



