Saturday, March 14, 2026
spot_img

Latest Posts

Sandra Bullock përmbush dëshirën e fundit partnerit të ndjerë

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Sandra Bullock, ka përmbushur një nga dëshirat e fundit të partnerit të saj të ndjerë, Bryan Randall.

Në një postim në “Instagram” në 58-vjetorin e lindjes së Randall, aktorja ka hedhur hirin e partnerit të saj në lumin Snake në Jackson Hole, Wyoming.

“Gëzuar ditëlindjen, Bry. Sandy të solli në lumë, ashtu siç premtoi,” shkroi motra e aktores, Genise Bullock-Prado në një postim në rrjetet sociale.

Partneri i Sandra Bullock vdiq më 5 gusht nga ALS, një sëmundje që ai e mbajti private për 3 vite derisa ndërroi jetë në verë.

“Bryan zgjodhi që herët ta mbante privat betejën e tij me ALS dhe ne u kujdesëm për të respektuar kërkesën e tij”, tha familja e tij në një deklaratë në atë kohë.

Randall u takua me fituesen e Oscar-it në vitin 2015, kur realizoi fotot e ditëlindjes së djalit të saj Louis në atë kohë.

Ata e bënë lidhjen e tyre më publike atë vit, duke u shfaqur së bashku në dasmën e Jennifer Aniston  dhe Justin Theroux.

Fotografi dhe aktorja janë prindër të tre fëmijëve mes tyre: djalit të Bullock, Louis, 13, dhe vajzës Laila, 11-vjeçe, si edhe vajza më e madhe e Randall nga një lidhje e mëparshme.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X