Rita Ora i ka hedhur përfundimisht poshtë thashethemet për një “sherr” mes saj dhe Dua Lipës, duke shprehur dëshirën për të bashkëpunuar me Dua Lipën dhe dy artiste të tjera britanike.
Këngëtarja 33-vjecare është optimiste rreth mundësisë për të punuar së bashku për një projekt të ri muzikor me Dua, Bebe Rexha dhe Ava Max, me të cilat ka të njëjtën origjinë.
Duke folur rreth spekulimeve mbi një revalitet me Duan, në një intervistë të dhënë së fundmi për podcastin “Not Skinny But Not Fat”, drejtuar nga Amanda Hirsch, Rita diskutoi rreth dëshirës për një bashkëpunim.
Amanda theksoi prezencën e rëndësishme të artisteve shqiptare në industrinë e muzikës, për të cilën Rita u përgjigj tepër pozitivisht, duke treguar ndryshimin pozitiv që ka ndodhur që nga koha kur ajo nisi karrierën e saj në vitin 2012, ku artistet shqiptaren ishin të pakta në numër.
E pyetur nëse Rita është krahasuar ndonjëherë me to, këngëtarja është përgjigjur: “Mendoj se është dicka natyrale që njerëzit të krahasohen me njëri-tjetrin, sidomos kur nuk ka shumë si ne në botë“.
Amanda ka pyetur gjithashtu Ritën nëse ato janë takuar ndonjëherë së bashku, Rita ka thënë:
“Po, Me Ava Max dhe Beben jam takuar. Jo aq shumë me Dua Lipën por do ishte e mrekullueshme nëse të gjitha së bashku do bënim dicka të bukur. Në një farë mënyrë për të përfaqësuar vendin tonë”.
Të dyja, Rita dhe Dua, me origjinë nga Kosova, kanë një lidhje akoma edhe më të madhe me njëra-tjetrën pasi gjyshërit e tyre kanë qenë miq. Pavarësisht thashethemeve ndër vite se mes dy artisteve ka patur një krisje të miqësisë, Rita ka vendosur t’ju japë një herë e mirë fund këtyre spekulimeve.




