Saturday, March 14, 2026
spot_img

Latest Posts

“Emision i shitur…”- Luizi ndërpret emisionin dhe i kthehet Ronaldo Sharkës

Fituesi i “Big Brother VIP 2” Luiz Ejlli së fundmi ka ndërprerë emisionin “Trotuar” përmes një videoje e cila u shfaq në ekran.

Ai tha që nuk është dakord me komentet dhe përzgjedhjet që Ronaldo ka bërë në këtë emision, teksa kërkoi rinumërim të komenteve pasi sipas tij nuk është normale që 95% të tyre të jenë në emrin e tij.

Luizi “fajësoi” Ronaldo Sharkën për këtë gjë, ndërsa tha se ai së bashku me emisionin janë të shitur.

Në fund të videos këngëtari i uroi për emisionin duke treguar kështu që po bënte shaka me fjalët që tha më parë.

“Këtë video-selfie po e bëj për emisionin ‘E Diell’ tek Ronaldoja, meqenëse kanë hapur një sondazh dhe nuk jam dakord për komentet dhe përzgjedhjet që keni bërë. Kërkoj rinumërim të komenteve pasi nuk është normale që 95% të jenë në emrin tim. Kjo tregon që ai emision është i shitur, Roni është i shitur. Turp të keni, paçi faqen e zezë, urime për emisionin.”- u shpreh këngëtari.

Kujtojmë që Luizi dhe Ronaldo pas daljes nga “Big Brother VIP” shpesh herë kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin për shkak të “thumbave” që ky i fundit hidhte ndaj këngëtarit dhe bashkëshortes së tij.  Kiara Tito e cila është në pritje të ëmbël.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X