Gazetarja Malvina Duraku tha një ditë më parë se fama e këngëtarit të dashur për publikun, Luiz Ejlli, u rrit jo nga talenti, por nga veprimet që bëri për vëmendje.
Këtë deklaratë Duraku e bëri teksa ishte e ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, ku po flitej në lidhje me famën e personazheve të ndryshëm, qoftë nga televizioni apo nga rrjetet sociale.
Ndër të tjera ajo sqaroi:
“Po t’i pyesësh njerëzit se pse e kanë zgjedhur Luizin si dikush që i frymëzon, jam e sigurt që nuk do thonë sepse është një këngëtar i mirë. Sepse realisht është super këngëtar. Nuk ia kanë dëgjuar fare këngët, jam shumë e bindur, përveç këtyre të fundit që ka nxjerrë tani. E kanë zgjedhur për gjurulldinë e madhe që ka bërë aty 4 muaj. Leu ai flokët, i lyen të gjithë, u bënë me kokë të bardhë… Shante ai, shanin të gjithë siç shante ai… Kërcente ai tallava, kërcenin të gjithë… Ne jemi popull tallava, ne këtë duam. Nuk frymëzohemi nga një njeri intelektual. Ky është mendimi im”.



