Saturday, March 14, 2026
spot_img

Latest Posts

“Nuk e kam asnjë fjalë të vetme, jam shumë i zhgënjyer” – Gani Gërmia kërkon të largohet nga “Big Brother VIP”

Një ndër konkurentët më të fortë në “Big Brother VIP Kosova”, Gani Gërmia mbrëmjen e djeshme ka kërkuar që të largohet përfundimisht nga shtëpia duke hequr dorë përfundimisht nga gara për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Ai e mori këtë vendim pasi gjatë primet në ekran u shfaqën disa vite ku tregonte banorin duke konsumuar pije alkoolike fshehurazi në shtëpi, ndërsa u shpreh shumë i zhgënjyer nga produksioni i cili sipas tij qëllimi i tyre ishte që t nxirrte atë keq në syrin e publikut. 

I sigurtë për vendimin që mori, konkurenti iu kërkoi falje publikut që e ka mbështetur atë deri më tani.

“Të paktën për hirë që kam qenë banor i kësaj shtëpie, respektoni vendimin tim. Sa i përket këtij vendimi, ka përfunduar gjithçka. Faleminderit publikut që më ka përkrahur. Jam shumë i zhgënjyer prej kësaj. Secili nga nesh ka bërë ndryshime, ka bërë luhatje të tilla. Jam shumë i zhgënjyer. Jam falënderues për gjithçka që keni bërë, sidomos te pjesa e publikut”– i tha Gania.

Nga ana tjetër produksioni i “Big Brother VIP Kosova” idha një tjetër mundësi banorit që të qëndrojë 24 orë pra një ditë i vetëm në ‘dhomën e sekreteve’ pa praninë e banorëve të tjerë.  Dhe pas 24 orëve që do i kalojë i vetëm ai do të komunikojë për publikun vendimin përfundimtarë mbi qëndrimin e tij në shtëpinë e “BBVK”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X