Saturday, March 14, 2026
spot_img

Latest Posts

E krahasuan vazhdimisht me të, Loredana Zefi surprizon me një video Ilirianën në Big Brother

Që nga hyrja në Big Brother VIP Kosova 2, Iliriana Sadriu, është krahasuar vazhdimisht me Loredana Zefin.

Pasi fitoi një sfidë dhe u bë kapitene, ajo u befasua me një video nga reperja e famshme.

Loredana i dërgoi një video-mesazh duke i thënë se ka ndryshuar dhe se tani nuk po duken të njëjta, por që i uron suksese në këtë rrugëtim.

“Përshëndetje Iliriana, unë jam Loredana edhe pse nuk po dukem se i kam prerë flokët e shkurta vetëm për një arsye se po të krahasojnë shumë me mua, tani nuk ka shansa më se nuk po dukemi njëjtë”, u shpreh Zefi.

Ajo tutje vazhdoi: “Kam dëshirë me t’i dhënë dy mesazhe. Mesazhi i parë është që të uroj shumë sukses për rolin e kapitenit, mesazhi i dytë është që prej se ja ke nisur me fol po më pëlqen shumë, je e preferuara ime, të uroj shumë suksese”.

Iliriana u emocionua tejet shumë për mesazhin dhe tha se e vlerëson pasi është një artiste e veçantë. 

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X