Saturday, March 14, 2026
spot_img

Latest Posts

Gazetarja humbet diamantin katër karatësh në tapetin e kuq të “Golden Globes”

Një reportere e “Golden Globes” ka kërkuar publikisht ndihmë nga të gjithë ata që ishin të pranishëm në event pasi ka humbur diamantin katër karatësh në tapetin e kuq.

Ditën e dielë, më 7 janar Keltie Knight, një korrespondente e “E! News”, ka qënë duke raportuar “Live” tapetin e kuq të ceremonisë së ndarjes së cmimeve, në momentin që ka vënë re se i mungonte guri i unazës.

“Përshëndetje të gjithëve, një emergjencë në Golden Globe. Nëse je një i famshëm dhe shikon një diamant katër karatësh në tapetin e kuq, ju lutem t’ia ktheni atë Keltie Knight të E! News, sepse nuk po e gjen më dhe është një dimant i vërtetë”, ka thënë Knight në një video të postuar në profilin e saj të Instagramit vetëm pak kohë pasi tapeti i kuq ka përfunduar.

Në video gazetarja ka treguar gjithashtu edhe unazën në fjalë, e cila dukej qartë që i mungonte guri.

Knight ka publikuar gjithashtu një foto, në të cilën shihet duke u zvarritur në tapetin e kuq, në përpjekje për të gjetur diamantin e humbur.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X